Dobësohet pesha politike e shqiptarëve në Mal të Zi

17.10.2012 (komentet: 0)

Në Kuvendin e Malit të Zi do të jenë vetëm dy deputetë shqiptarë.

artikuj

 



 Ky ka qenë rezultati i zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në të cilat doli fitues Koalicioni ‘Mali i Zi pozitiv’, i Milo Gjukanoviqit. Partitë shqiptare në përbërjen e re të Kuvendit do të përfaqësohen me dy deputetë, Partia Boshnjake me tre deputetë si dhe kroatët me vetëm  njw deputet.  Megjithë fitoren, koalicioni i Gjukanoviqit nuk ka siguruar shumicën absolute, prandaj siç bëjnë të ditur burimet jozyrtare, do të jetë i domosdoshëm bashkëpunimi me partitë e pakicave. Duhet theksuar se në përbërjen e kaluar të Kuvendit, shqiptarët kishin katër deputetë, kurse tani vetëm dy. Kjo vetëm sa reflekton dobësimin e peshës së tyre politike si pasojë e copëzimit dhe përçarjes në dhjetëra parti të ndryshme

Kthehu mbrapa

Shto koment