Disa reagime ndërkombëtare ndaj filmit kunder Pejgamberit A.S.

15.09.2012 (komentet: 0)

Reagime të shumta janë shënuar në rang ndërkombëtar lidhur me filmin blasfemik dhe ironizues ndaj profetit Muhamed a.s.

Zëdhënësja e OKB u shpreh se Ban Ki Mun e dënon fuqishëm prodhimin e këtij filmi të shëmtuar, i cili mesa duket është prodhuar qëllimisht për të mbjellë fanatizëm dhe për të derdhur gjak. Njëkohësisht, ai ka bërë thirrje për vetëpërmbajtje dhe qetësi, duke vënë theksin tek rëndësia e dialogut, respektit dhe mirëkuptimit.

Nga Moska, presidenti rus Vladimir Putin, deklaroi se i frikësohet kaosit që mund të përfshijë gjithë Lindjen e Mesme,ky regjistrim ishte i shpifur dhe mesa duket, qëllimi i tij është të tallet dhe ironizojë një fe madhështore dhe të mbjellë urrejtje.

-Në Liban, patriarku i sektit maron, e ka dënuar filmin.:”Ne e dënojmë fuqishëm blasfeminë ndaj Islamit dhe profetit islam. Filmi në fjalë është blasfemi për të gjitha fetë.”

-Konferenca Islame për Bashkëpunim është shprehur se filmi në fjalë ka prekur zemrat e myslimanëve.

-Organizata Botërore Mbështetëse e figurës së profetit Muhamed a.s, me në krye shejh Jusuf Kardavin, e ka dënuar filmin të cilin e ka konsideruar si një akt dashakeqës ndaj Islamit dhe profetit islam.

-Kryeministri i Turqisë Erdogan tha:

Shteti Amerikan gaboi shumë rëndë kur lejoj që ai film kundër Profetit Muhammed A.S. të publikohët.

Nuk është demokraci kur fyen fenë e 1.8 miliard njerëzve pa të drejtë, duhet të jenë shumë të çmendur ata që mendojnë se kenë të drejtë.

Paqja në Botë nuk arrihet me Ofendime, Amerikanët nuk treguan menquri por treguan urrejtje mbi vlerat ISLAME.

-Muhammed Mursi Presidenti Egjiptian:

Fyerja e Profetit Muhammed, sallallahu alejhi ve selem, është vija e kuqe nën të cilën ne ecim, cili do që sulmon Atë ne do ti shprehim armiqësi...

 -Presidenti Iranian Ahmedinejad:Shteti Amerikan tregoj para gjith Botës se sa shtet Demokratik është dhe qfar vlerash demokratke në të vertetë ka.Do të ndihesha i turpëruar sot sikur të isha Amerikan.

 Aktualizmi edhe pse në kontekst negativ, i ka bërë që shumë amerikanë ti rikthehen kërkimeve për Islamin e apostrofuar nga filmi në fjalë.

 Këto kërkime të tyre vetëm për pak ditë kanë bërë që mbi 360 000 amerikanë ta pranojnë Islamin sipas të dhënave të faqes së Thirrëseve Islam Wajdi Goneim, nga Qendrën Islamike në Washington.

 Ngjashëm ka ndodh që pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001 shumë amerikanë të interesohen për Islamin dhe të kërkojnë sa që prej atëherë e kanë pranuar Islamin 2 milion amerikanë vendas dhe Islami është feja e dytë në Amerikë.

Kthehu mbrapa

Shto koment