Dikovic: Ushtria serbe, e gatshme të mbrojë qytetarët në Kosovë

19.05.2012 (komentet: 0)

Shefi i ushtrisë serbe, Ljubisa Dikovic ka thënë se situata në Kosovë është e ndjeshme dhe se ajo mund të bëhet edhe më komplekse. Ai ka thënë se gjëja më e rëndësishme është që qytetarët duhet ta dinë se ushtria serbe është e gatshme për t’iu përgjigur çdo lloj misioni për të ruajtur sigurinë e vendit dhe interesat kombëtare.

 

Në një intervistë për Vecernje novosti Dikovic ka thënë: “Mundësia për ndonjë ndërhyrje ushtarake është zvogëluar pasiqë tani vendi po shikoh kah aspiratat drejt Bashkimit Evropian kështu që mund të them se situate në Serbi ndryshon nga vendi në vend” ka thënë Dikovic duke iu referuar edhe Kosovës me “situatën e sigurisë në Serbi”. 

Ai ka thënë se ushtria serbe është e gatshme ti përgjigjet çdo lloj misioni në mbrojtje të sigurisë nacionale.

“Sfida më e madhe për ne është shpallja e njëanëshme e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Dikovic ka thënë se ushtria serbe ka potenciale dhe plan edhe për ndonjë paqendrueshmëri të mundëshme në veriun e Kosovës.

“Ushtria ka plan për parandalimin e krizave dhe ajo është e aftë të përmbushë rolin e saj kushtetues. Sa i përket Kosovës, në bazë të marrëveshjes KFOR-i është autoriteti kryesor për sigurinë. Mirëpo edhe ne jemi të gatshëm dhe kemi aftësi kur vie në pyetje mbrojtja e qytetarëve tonë”, ka thënë Dikovic. 

 

Kthehu mbrapa

Shto koment