DHJETËRA TË LËNDUAR NË SHKUP

06.05.2015 (komentet: 0)

 Dhjetëra qytetarë me lëndime të rënda trupore janë dërguar sonte në qendrën urgjente të Shkupit.

Të lënduar ka edhe qytetarë dhe policë. Përveç të lënduarve ka mbi 20 persona të arrestuar nga ana e policisë. Turmat e protestuesve janë shpërndarë nëpër qytet dhe ppolicia është vënë në ndjekje të tyre, transmeton “Zhurnal”.

Jozyrtarisht mësohet se kryeministri Nikolla Gruevski nga baza e vëzhgimit të kamerave të policisë së Shkupit i ka ndjekur protestat dhe ka dhënë urdhër se si të veprohet nga ana e policisë.

Nuk dihet nëse do të arrijë që protesta të vazhdojë deri në mëngjes ose sonte do të marrë fund.

Kthehu mbrapa

Shto koment