Deti Adriatik: Oqeanografët shpallën rezultatet e një hulumtimi të madh !

16.02.2014 (komentet: 0)

Deti Adriatik (shk. Adriatiku) (në italisht Mare Adriatico) është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik i takon Italisë, kurse në lindje deti lagë brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, në jug të së cilit qytet gjendet Deti Jon.

 

Një ekip prej pesmëdhjetë  oqeanografëtve nga Kroacia , Italia dhe Sllovenia , ka hulumtuar detin Adriatik gjat dhe pas  stuhisë së fuqishme në fund të janarit dhe  gjysmës së parë  të shkurtit të viti 2012 , pra dy vjet më parë në këtë kohë , dhe razultate u botuan në revistën shkencore ndërkombëtare Ocean Science.

Deti Adriatik (shk. Adriatiku) (në italisht Mare Adriatico) është një pjesë e Detit Mesdhe, që ndan Gadishullin Apenin nga Gadishulli Ballkanik. Bregu perëndimor i Detit Adriatik i takon Italisë, kurse në lindje deti lagë brigjet e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi dhe së fundi Shqipërisë deri në Vlorë, në jug të së cilit qytet  gjendet Deti Jon. Ka nji sipërfaqe 138.595 km katrorë, thellësia më e madhe arrinë 1330 m. Temperatura mesatare e ujit në korrik arrinë 23,2 gradë celsius, ndërsa ajo mesatare vjetore 17,5 gradë celsius. Në jug kripshmëria (saliniteti) arrinë 38,32 promila, dukshmëria në bregdet është 5 m ndërsa në brendësi deri 45 m.

Deti Adriatik është njëri prej dy deteve që lagë brigjet e Shqipërisë. Bregu përgjat tij është kryesisht një breg ranor. Në këtë det derdhen shtatë lumenj që rrjedhin përmes tokave shqiptare si: Drini i Bardhë, Drini i Zi, Vjosa, Buna, Mati, Shkumbini dhe Semani.

 

Uji i Adriatikut, më i dendur, më i ftoht dhe më i njelmët deri më tani 

Matjet kan  regjistruar  dendësinë më të lartë  të ujit të Adriatiku të njohur deri më tani , 30.6 kilogram për metër kub . Gjithashtu është shënuar temperatura më e ulët e Adriatikut 3.9 gradë celsius  në një thellësi prej 24 metra në Gjirin e Trieshtes . Në të njëjtën kohë , kripëshmëria  në Adriatikun verior  është  rritur në 38.5 , qka do të thot se është shkalla më më e lartë e regjistruar ndonjëherë e kripshmërisë së detit. Stuhia e fortë dhe me gjatësi kohore të madhe  ka shkaktuar fundeosjen  ujit jashtëzakonisht të ftoht dhe të dendur në Gjirin e Triestes dhe   rrymimin e tij përgjat fundit të detit  në drejtim të jugut të Adriatikut.

Rryma e detit ka arritë shpejtësinë  ndërmjet 30 deri 40 cm  për sekondë , gjë që për  erën të cilën e hasim për qdo ditë,  shpejtësia  është e vogël, ndërsa sa i përket rrymave detare është tepër e lartë, tha dr . Ivica Vilibiq  nga Instituti për  Oqeanografi dhe peshkim  në Split .

Zvoglim i prurjeve të lumenjëve të Adriatikut ka shkaktuar rritjen e dendësisë së ujit, në radhë të parë  lumi Po.

Profesori   i  Fakultetit të  Shkencave  Natyrore  të  Universiteti në  Zagreb  Damir Viliçiq thekson  se ky fenomen është i rëndësishëm për zhvillimin e organizmave detare . Në pjesën kroate të detit Adriatik veçanërisht është e  rëndësishme  rryma lindore e Adriatikut.

Ajo sjell  relativisht  ujë të pasur me  me materje ushqyese në pjesën lindore të Adriatikut nga Deti Jon. " Murlani gjithashtu pasuron shtresat e thella të Adriatikut me oksigjen  i cili është i rëndësishëm për botën e tij të  gjallë, " tha ai .

Ndryshimi i kushteve klimatike mund të shkaktojnë ndryshimin e rrjedhave hidrodinamike dhe biologjike të cilat sot i njohim. Ndryshimet globale mund të ndikojnë në regjimin e erërave, reshjeve , rrjedhave të lumenjve dhe të materjeve ushqyese në Adriatik , mandej  mund të ndryshojnë produktin biologjik të Adriatikut të cilin e kemi  sot konstatuar Viliçiq , transmeton Dnevnik.hr.

 

Ismet Azizi/xlpress.tv

Kthehu mbrapa

Shto koment