Detaje shokuese për vrasjen e Karelit: Mungojnë zemra dhe indet! (Video)

05.04.2014 (komentet: 0)

Në përfundim të kryerjes së autopsisë ndaj Ilia Karelit, i njohur ndryshe si Kudret Kume - ku konstatohet se i dënuari shqiptar në burgjet greke ka vdekur nga dhuna - mjekësia ligjore në Shqipëri i kërkon Prokurorisë të aktivizohet për të komunikuar me palën greke për këtë çështje.

Detaje shokuese për vrasjen e Karelit: Mungojnë zemra dhe indet! (Video)Burimet thanë për Top Channel se Mjekësia Ligjore i sugjeron organit të akuzës që të kërkojë shpjegime nga pala greke se përse mungon organi i zemrës në trupin e të ndjerit nga fshati Zhupan i Fierit dhe përse në trupin e tij ka heqje të indeve në pjesën e parakrahut dhe në gishta.

LEXO PO ASHTU: Drejtori i burgut urdhëroi vrasjen e Karelit

Kjo vjen në momentin kur në raportin përfundimtar u dol në një përfundim të ngjashëm me raport ekzaminimin e palës greke, ku u konstatua se në trupin e 40 vjeçarit kishte thyerje të brinjëve dhe hematoma të dukshme në kokë e fytyrë.

LEXO PO ASHTU: Skandali në burgun grek, Kume vdiq në qelinë e torturave

Ndërkohë, për mungesën e zemrës dyshohet se ajo mund të jetë hequr nga grekët për autopsi edhe pse për raste të tilla ekzaminimesh specialistët nuk i marrin komplet organin e zemrës.

LEXO PO ASHTU: Fotot e fundit të shqiptarit që e vranë në burgun grek (Foto +18­)

Nga ana tjetër, Komiteti Shqiptar i Helsinkit i sugjeron homologëve të vet në Greqi që të ndjekin çështjen e torturës me pasoje vdekjen e 42-vjeçarit e më pas të informohen për shkaqet se përse vdiq Ilia Kareli.

Aktualisht, për vdekjen e tij kanë nisur hetimet edhe në Prokurorinë e Fierit pas një denoncimi të të afërmve te tij. /Top Channel\

Video!:http://www.youtube.com/watch?v=gimQg5mj0Co

Kthehu mbrapa

Shto koment