Dështimi britanik: Hitleri para luftës ka ndërtuar rrjete të aeroporteve në Angli!

15.02.2015 (komentet: 0)

Rrjeti i fshehtë i aeroportit nazist ishte ndërtuar në një pjesë rurale të Anglisë, para Luftës së Dytë Botërore. Operativët nazistë, në një sipërfaqe prej 2000 hektarësh - që ishte përgatitur për pista - kanë ndërtuar hambarë dhe kotece pulash në formën e svastikës, që për trupat ajrore gjermane çdo gjë të ishte e dukshme.

Rrjeti i aeroportit u zbulua tek në vitin 1940. Deri atëherë, as policia e as MI5 (inteligjenca britanike) nuk kishte ndonjë indikacion se në 2000 po krijohet rrjeti i cili gjatë pushtimit gjerman nga ajri do të mundësonte zbarkimin e lehtë.

Autoritetet nuk kanë vënë re asgjë të pazakontë, edhe pse operativët nazistë kanë rrafshuar fushat që janë të gatshme si pista. Ata ndërtuan stallat dhe kotecet e pulave që caku të jetë më i dukshëm nga ajri.

Tek kohët e fundit ka rrjedhur dokumenti sekret i Ministrisë së Aviacionit, i cili thotë se RAF (Royal Air Force) e ka vënë re bazën në vitin 1940 dhe atë kur ata kanë bërë hulumtime për aeroportet e tyre. Pasi MI5 nisi hetimet, ata erdhën në përfundimin se janë 10 lokacione ku janë ndërtuar rrjetet sekrete në pronësi të një kompanie holandeze.

Historiani dhe eksperti ushtarak Roger Thomas, është i habitur me këtë zbulim.

"Jam i tronditur, sepse asgjë nuk është shkruar për këtë”, ka thënë Thomas. “Gjermanët një ‘marifet’ të tillë kishin bërë edhe në Holandë, ku veç i kishin terrenet e përgatitura - para pushtimit”.

Kthehu mbrapa

Shto koment