Deputeti britanik në Parlamentit Evropian propozon që pranimi i Kosovës dhe Serbisë në BE të shtyhet për vitin 3000
13.03.2013 (komentet: 0)
Fundi i një rruge të gjatë dhe të rëndë për Kosovën dhe Serbinë drejt BE nuk mund të shihet, dhe një anëtar i Parlamentit Europian propozoi që qështja për këtë temë të shtyhet për më vonë -për vitin 3000.
Në seancën e Parlamentiti Evropian të mbajtur dy ditë më parë në Strasburg, anëtari i Partisë për Pavarësinë e Britanisë së Madhe (UKIP) Ëilliam Dartmouth kishte një vërejtje në rendin e ditës.
Dua të propozoj që debati për pranimin e Serbisë dhe Kosovës në BE të shtyhet, jo deri në prill të viti 2013, por për në prill të viti 3000 - tha me një buzëqeshje Dartmouth, të cilit i është dhënë një duartrokitje modeste.
Presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz, ka thënë se "afati propozuar është mjaft bujarë", por propozimi I Dartmouthit megjithate arriti më vonë se sa parashihet sipas procedurav etë planifikuara.
- Propozimi është dahstë të ipet para orës 16 për të mund të mund të diskutojmë për të, kështu që na mungon realitieti në dy aspekte – tha poashtu me buzëqeshje Schultz, shkruajnë mediat evropiane, transmeton Avaz.
Partinë e Pavarur britaneze e udhëhequr nga Nigel Ferixh, dhe hulumtimi i fundit tregon rezultatet më të mira në historinë e partisë - aktualisht kanë mbështetjen e 17 për qind të votuesve dhe janë në vendin e tretë, dhjetë për qind mbrapa konservatorëve.
Shto koment