Dënohet për fyerje të kosovarëve, dizajneri Stöhlke

21.03.2012 (komentet: 0)

Dizajneri zviceran, në një blog interneti, i kishte etiketuar kosovarët si "fundërrina" dhe "popull inferior që duhet dëbuar nga Zvicra.

 

albinfo.chFidel Stöhlker, një dizajner i njohur i Cyrihut, pas krimit në Pfäffikon, me ç`rast një kosovar pati vrarë dy gra, në një blog interneti i kishte etiketuar kosovarët si "fundërrina" dhe "popull inferior që duhet dëbuar. Këto etiketime kishin të bënin edhe me rastin e therjes së një ish mundüesi zviceran nga një kosovar.

 

Rreth shtatë muaj më vonë, Stöhlker i paditur për diskriminim racial, dënohet penalisht. Gjykata e qarkut e Cyrihuti ka shqiptuar atij një dënim prej 2 vjet e gjysmë burg me kusht dhe dënim me para në vlerë prej 19.000 frangash dhe gjobë prej 3000 frangash, shkruan "Zürcher Oberländer".

 

Avokati i tij mbrojtës ka konfirmuar njoftimin që rreth rastit e kishte dhënë tagesanzeiger.ch. Klienti i tij do të vendosë gjatë ditëve të ardhshme nëse do ta atakojë këtë vendim të gjyqit, gjegjësisht nëse do të ankohet në një shkallë më lartë, ka thënë Landmann.

 

Siç është publikuar tashmë, Stöhlker etiketimet e përmendura i kishte cilësuar pastaj si gabime të tij dhe për këtë kishte kërkuar falje.

Kthehu mbrapa

Shto koment