Dënohet me kusht 60 vjeçarja Feride Bilalli

14.10.2013 (komentet: 0)

60 vjeçarja Feride Bilalli nga fshati Hotël i Kumanovës, e bastisur gjatë aksionit policor Monstra, është dënuar 4 vjet me kusht për armbëmbajtje pa leje. Aktvendimi i sjellur sot nënkupton se nëse Feride Bilalli përsërit veprën e njëjtë në 4 vitet e ardhshme, do të aktivizohet dënimi me burg.

Në aksionin policor ‘Monstra’ të datës 1 maj të këtij viti, policia kishte hyrë në shtëpinë e zonjës Bilalli, duke e arrestuar atë, ndërsa në shtëpinë e saj, sipas prokurorisë ishin gjetur vetëm plumba të disa lloje armësh, për të cilat zonja Bilalli pati thënë se i ruante kujtim nga vëllai i saj i ndjerë nga koha kur ai kishte qenë ish ushtar i UÇK-së. Avokati mbrojtës Naser Raufi shprehet i kënaqur që Bilalli i ka shpëtuar burgut, pasi prokuroria kërkonte dënim me 5 vite burg.

Kthehu mbrapa

Shto koment