Del Ponte: Nuk jam e befasuar me vendimin

29.11.2012 (komentet: 0)

Ish-kryeprokurorja e Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte, ka deklaruar se nuk është e befasuar me vendimin e sotëm për lirimin e Ramush Haradinajt, Idriz Balajt dhe Lahi Brahimajt, por me faktin se ka qenë vështirë të mblidhen dëshmi të mjaftueshme për ngritjen e aktakuzës.

Del Ponte: Nuk jam e befasuar me vendimin


“Hetimi i Ramush Haradinajt ka qenë i vështirë. nuk kishte bashkëpunim me Kosovën, kështu që ka qenë shumë e vështirë të mblidhen dëshmitë e mjaftueshme për të ngritur aktakuzën”, i ka thënë Del Ponte agjencisë serbe të lajmeve Tanjug.
Sipas saj edhe kur janë mbledhur dëshmitë, dëshmitarët i ndryshonin deklaratat e tyre.
Për këtë arsye Prokuroria kishte iniciuar rast të ri, por edhe kësaj radhe kishin hasur në problemet e njëjta.
Ajo nuk ka komentuar por ka qeshur me kërkesën e avokatit të Haradinajt, Ben Emerson që t’i kërkoi falje publike të akuzuarve dhe popullit të Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment