DEKLARATË E ASHTON DHE FULE: KOSOVA SIKUR TË TJERËT NË BALLKANIN PERËNDIMOR

24.02.2012 (komentet: 0)

Përfaqësuesja e Lartë e BE’së Catherine Ashton dhe Komisioneri për Zgjerim Stefan Fule kanë mirëpritur marrëveshjet e arritura.

“Ne i mirëpresim marrëveshjet e arritura sot për bashkëpunimin rajonal dhe menaxhimin të integruar të pikëkalimeve kufitare (IBM). Këto marrëveshje janë një hap i madh i përpara. Janë të rëndësishëm jo vetëm për Serbinë dhe Kosovën por edhe për stabilitetin e rajonit dhe po ashtu edhe për BE’në” kanë thënë dy zyrtarët e BE'së.

“Të gjitha vendet anëtare të BE’së i kanë dhënë përkrahje rezolutës së shtatorit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së që ka nisur dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Synimi i këtij dialogu është që tu ndihmohet të dyja palëve që të arrijnë progres në rrugën e tyre drejt Europës” kanë shtuar ata.

Në këtë kontekst Përfaqësuesja e Lartë e BE’së ka uruar të dyja palët për këto marrëveshje substanciale siç i ka quajtur ajo.

Sipas saj marrëveshja për IBM e operacionalizon marrëveshjet e arritur për pikëkalimet dhe tjetra siguron përfaqësim adekuat rajonal.

“Të dyja janë një hap përpara drejt BE’së”, ka thënë Ashton.

Zyrtarët e BE’së kanë thënë po ashtu se marrëveshja për bashkëpunimin rajonal dhe IBM është veçmas e mirëpritur para takimit të BE’së javën e ardhshme e që ka të bjë me statusin e kandidatit për Serbinë derisa konsiderojnë se Kosova bëhet pjesëmarrës i plotë me të drejta të saj në takime rajonale dhe ngjarje që do të mundësojnë progres të mëtejmë drejt marrëdhënieve kontraktuale me BE’në.

Në këtë mënyrë, kanë vazhduar ata, Kosova do të ndjekë një kursin e njëjtë europian sikur të tjerët në Ballkanin Perëndimor me perspektivë europiane.

“Në këtë aspekt Komisioni propozon që të fillojë studimin e fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimin mes Kosovës dhe Serbisë”.

Kthehu mbrapa

Shto koment