Degert: Janë të qarta tri kushtet për Serbinë

30.01.2012 (komentet: 0)

Kushtet që Serbia duhet të përmbushë, që më 27 shkurt ta marrë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE, janë të qarta dhe të

"Zbatimi i mëtejshëm i marrëveshjeve me Prishtinën: duam zhvillim të mëtejshëm në lidhje me përfaqësimin rajonal të Prishtinës dhe që EULEX-it e KFOR-i të mund të kryejë mandatin e saj në tërë Kosovën. Këto tri kushte janë të qarta dhe të arritshme", ka thënë Degert në parlamentin serb, në seancë publike mbi integrimin evropian.

 Degert theksoi se kushtet për integrimin e mëtejshëm evropian, që përfshijnë edhe datën e fillimit të negociatave, kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit, reformën e mediave, reformën gjyqësore dhe rritjen e konkurrencës tregtare.

Degert ka demantuar pohimet e deputetit të Partisë Demokratike të Serbisë, Slobodan Samardzic, se BE e ka vënë në akull procesin e zgjerimit.

"Nuk është akull në procesin e integrimit evropian. Ne zhvillohemi dhe zgjerohemi. Kroacia do të bashkohet me BE, ndërsa ne duam që të gjitha vendet të jenë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në BE", tha Degert.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment