David Cameron i përgjigjet Argjentinës

10.02.2012 (komentet: 2)

Kryeministri britanik Dejvid Kameron i hodhi poshtë akuzat e presidentes së Argjentinës, Kristina Kirshner, për militarizim të Ishujve të Folkandit dhe të rajonit të Atlantikut Jugor.

Londër, 10 Shkurt - Në një deklaratë në Stokholm pas takimit me liderët e vendeve skandinave dhe baltike, kryeministri Kameron tha se banorët e ishujve do ta kenë mbështetjen e Londrës deri sa ata dëshirojnë të mbeten britanikë. Argjentina në fushatën e saj të ndezur antibritanike e akuzoi Qeverinë për “militarizimin” e Foklandëve, për të cilët pohon se janë pjesë e territorit të Argjentinës, me dërgesën e anijes më të fuqishme britanike në ujërat në këtë pjesë të Atlantikut dhe me praninë e princit Uiliam, i cili si pjesëtar i njësisë së shpëtimit it, po qëndron gjashtë javë në trajnim në ishujt.

Qeveria në Buenos Ajres vendosi që ta “paditë” Britaninë e Madhe te kombet e Bashkuara duke e dërguar ankesën në Nju-Jork përmes ministrit të vet të Punëve të Jashtme Hektor Timerman. Ankesa zyrtare do te dorezohet sot ne Organizaten botërore . ”Ishujt do të mbeten territor tejdetar deri sa banorët, vetë nuk vendosin për statusin e tyre”, theksoi Dejvid Kameron. Londra zyrtare bëri me dije se baza e Ishujve të Foklandëve dhe armët që gjenden atje kanë vetëm rol mbrojtës. (The Albanian)

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Ismet Azizi | 10.02.2012

Leje bre se skish kurgja prej ketij. Ky vet po shkojke ne shitore. Qfar kryministri eshte ky allahile : qe nuk e ruan askush, nuk e vozite akush, ska kush me i ble harq. leje mos shkruj ma per ta kurgja . hahahahah

Koment nga Faton Rrustemi | 10.02.2012

Edhe ni t'keqe e kish që spo lejke bakshisha. E kan ba horë Amerikanët...