Danica Drashkoviq: Jemi fajtorë, kemi vrarë, plaqkitë, kemi shkatrru, kemi dhunu

05.12.2012 (komentet: 0)

Me ne nuk mundet kush me fjalë , por vetëm me gjuhën e forcës., Evropa përsëri e ka kuptu dhe na ka dhënë ultimatum. Ose kështu ose kursesi , po thonë Angela Merkel dhe partia e saj, që do të thotë e tërë Evropa dhe Amerika,kot ia marojmë qefin vetes se nuk është ashtu. Është dhe do të jetë ashtu, jemi të detyruar t’i plotësojmë të shatat pikat nga kërkesa për vazhdimin e bisedimeve për anëtarësim në Unionin Evropian, posaqërisht pika e shatë, e cila është kërkesë e re, e freskët, si plotësim e gjasht pikave “të njohura”, siq thot qeveria jonë. Pika e shatë është shtuar ditën e nesërme pas vizitës së Aleksandar Vuçiqit në Gjermani dhe ai u përpoq për të ndaluar, por nuk mundi.

 

 

E pra sigurisht se nuk mundi, iu kemi mërzit  gjermanëve dhe britanikëve  dhe amerikanëve  edhe neve qytetarëve  të këtij vendi të mjerë, na u janë bërë të tepërt  me këto premtime të kota që dymbdhjet vjet  pas Millosheviqit , të cilin kanë qenë të detyruar ta bombardojnë  për ta ndërprerë terorin ndaj Shqipatrëve  në Kosovë, dhe ashtu, me forcë, të ndërprejnë vrasjet dhe deportimet, deri sa u detyrua të nënshkruaj kapitullimin.

Pas tij  Gjingjiqin,  Koshtunicën, Tadiçin,  nuk I kanë bombarduar për ta zgjidhur nyjen  e Kosovës, edhe pse ata të gjithë kan vazhduar politikën  e Millosheviqit  dhe kan marrë  vendime, të cilat kishte me i marrë edhe vet Millosheviqi po të kishte mbetur në pushtet.

Danica Drashkoviq i drejtohet qeverisë serbe : “Mjaft kemi pas  urrejtje, nënshkruani marrëveshje me shqiptarët se jeni fqinjë, njerëz,se do të bashkëpunoni  në ekonomi e politikë në mënyrë civilizuese, në paqë.  Nuk shoh ndonjë problem me këtë kërkesë për Serbinë”, transmetojnë mediat serbe.

 

Si mund të mohojmë gjenocidin në Srebrenicë, kur Qeveria e Republikës  Serbe në mbledhjen e vet  ka miratuar dhe qertifikuar listën prej 7.800 myslimanëve në Srebrenicë të vrarë me emër  dhe mbiemër  dhe mme këtë ka pranuar krimin si vepër  e padiskutueshme  e  ushtrisë  dhe politikës së saj .

Në pytjen se a duhet  larguar  strukturat paralele të qeverisë serbe  nga  veriu i Kosovës, ajo tha :

Sigurisht se duhet , edhe duhet të tërhiqen menjëherë, për këtë janë të detyruar  me Rezolutën 1244, në të cilën për çdo ditë  betohen, ne kërkojmë që të  respektohet nga të tjerët ndërs ne jo. Sipas Rezolutës  kemi  qenë të detyruar  brenda pak ditësh nga tërë  Kosova  të tërhiqet  pushteti i Serbisë, ushtria dhe policia, gjykatat dhe qeveritë  lokale, dhe këtë  ne nuk e kemi bërë. Në veri të Kosovës zgjedhen qeveritë lokale paralele  me  mbi një mijë anëtarë të shërbimeve të sigurisë të Serbisë, me detyra të veçanta për të djegur Jarinjën , të krijojnë barrikada, së bashku me kriminelët  të kontrabandojnë mallëra,  naftë, ushqim dhe gjësende tjera.

Mandej Danica Drashkoviq vazhdon: të  organizojnë veprime terroriste që të  frikësojnë, plagosin dhe vrasin serbët në Kosovë, në mënyrë që të provokojnë konflikt me shqiptarët, për të bërë  të pamundur vendosjen e paqes.

Se a  do t’i pranojë këto  kërkesa  qeveria  e re e Serbisë varet nga ajo nëse do të  kemi  sot një DeGoll serb. Unë dyshoj se do të kemi sepse kjo kërkon guxim të madh, patriotizëm të vërtetë dhe largëpamësi politike, të cilat i kishte  De Golli, por unë nuk  besoj se ka aktualisht  ndonjë  politikan të tillë  serb.

Kur më kam pyetur miqtë e mi në situata të ngjashme, gjat  gjith këtyre viteve, çfarë do të bëhet , unë gjithmonë u kam thënë  atyre që të imagjinojmë se cila është zgjidhja më e keqe   për popullin dhe vendit , ajo do të jetë.Dhe  gjithmonë ishte ajo zgjidhje .

Tani është vendimi më i keq i mundur, të mos pranuarit  dhe mos përmbushja  e  kërkesave të Evropës, sepse kjo  është shkatrrim i përgjithshëm dhe ska rrugëdalje  tjetër për  Serbinë . Pra, kshtu  do të jetë, përmbyllë Danica Drashkoviq, bashkëshortja e Vuk Drashkoviqit.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment