Daçiq : UÇK për ne është Al-Kaidë

21.01.2013 (komentet: 0)

Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm i Serbisë Ivica Daçiq tha se heqja e monumentit të luftarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës (UÇPMB) është çështje e brendshme e vendit të tij, dhe se ishte i vetmi gabim që u lejua të vendoset , lajmëron korespodenti i agjensisë Anadoli nga Beogradi .

 

 

 

 

 

 

  Ai shpjegoi se heqja e monumentit bëhen në përputhje me ligjin.

Ai rikujtoi se  i ftoi shqiptarët të  heqin vet   lapidarin  dhe se ka pasur bisedime në këtë temë. Por lapidari, megjithatë, nuk është hequr. Ai ka shtuar se Serbia nuk mund të lejon që  çdo qelize  e UÇK-së t'i ngritet  lapidarë.

Daçiq gjatë një konference për bashkëpunim të oficerëve ndërlidhës MPB serbe dhe përfaqësuesit diplomatikë iu ka thënë :"Parasejithash, madje edhe në shtetet  tuaja nuk do të lejoni të vendosen lapidarët. Ne nuk kemi bërë  probleme. Unë kam dhënë afate të caktuara.    është dashtë që menjëher të shvendoset .  Në Nju Jork apo në Londër, është e pamundur  të vendoset  një lapidarë  ti  Al Kaidës. Mos e kërkoni këtë nga Serbia  ", transmetojnë mediat në serbe. 

Duke komentuar protestat e shqiptarëve  në Preshevë ka  vërejtur se janë bartur   flamujt  e Shqipërisë.

'' Kjo në fakt do të thotë se shteti i Kosovës i rremë ... Kjo është arsyeja pse unë kam thënë se ne duhet të negociojë me Shqipërinë'', duke shtuar se gjatë heqjes së monumentit në Preshevë nuk ka pasur dhe nuk ka represalje  dhe  se nuk ka  të bëjë fare me shkelje të të  drejtave dhe lirive të njeriut.

Duke komentuar pretendimet se çështja e shqiptarëve në Preshevë të  zgjidhet sikurse çështja e serbëve në veri të Kosovës, përkujton se vet ai  propozoi shkëmbimin e territoreve, por askush nuk dëgjoi. Për më tepër, në këtë drejtim ka qenë kritikuar në Serbi, dhe kjo nuk u pranua as nga komuniteti ndërkombëtar.

Kthehu mbrapa

Shto koment