Daçiq për president, rikthehet Serbia millosheviçiane?

03.04.2012 (komentet: 0)

Ministri aktual i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, do të kandidohet për president të Serbisë, poqëse presidenti aktual Boris Tadiç do të dorëhiqej, ashtu siç kanë paralajmëruar disa medie serbe.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Daçiq në një takim me gazetarët serbë në Kuvendin e Serbisë, njoftojnë mediet serbe.

“I bëj thirrje presidentit Tadiç që të vendosë sa më shpejtë lidhur me dorëheqjen e tij, nëse dëshiron vërtet të kemi edhe zgjedhje presidenciale bashkë me ato parlamentare dhe lokale më 6 maj,”, ka deklaruar Daçiq, duke konfirmuar se do të jetë kandidati i Partisë Socialiste të Serbisë.

Ambiciet e tilla vijnë në kohë kur Daçiq u bë me “nam” pas arrestimit të dy policëve kosovarë, por dhe dy shtetasve të tjerë të Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment