Daçiq: kusht për anëtarësim në B E është relaksimi i marrëdhënieve me Prishtinën

10.09.2012 (komentet: 0)

Mendojmë se është i nevojshme që të vazhdohet dialogu me Prishtinën në nivel politik, kjo do të thotë të gjindet një zgjidhje kompromisi e pranueshme për të dyja palët, deklaroi kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq.

 

 

 

Kryeministri serb Ivica Daçiç tha se kusht për anëtarësim e Serbisë  në Bashkimin Evropian është relaksimi më i madh  i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe eliminimi i problemeve që pengojnë jetën normale të qytetarëve.

Daçiq u tha gazetarëve gjatë një pushim në konferencën "dimensioni social i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan," tha se, "është budallallëk që për hyrjen e  Serbisë  në  BE  të pranohet pavarësia  e Kosovës dhe Metohisë", transmeton agjensia Tanjug.

Ai shtoi se Serbia është e gatshme të vazhdojë dialogun dhe t’i definoj  të gjitha problemet e  përbashkëta   dhe të punojë për t’i eliminuar ato.

"Mendojmë se është e nevojshme që të vazhdohet  dialogu në nivel politik, që do të thotë se të gjindet zgjidhje  kompromisi e pranueshme për të dyja palët. Pres që në të ardhmen këto bisedime të  vazhdojnë, dhe se në çfarë niveli dhe   formati, si dhe kush  do të jetë i pranishëm nga bashkësia  ndërkombëtare  janë tema që presidenti i Serbisë (Nikoliq) do të bisedoj në takimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ", ka thënë Daçiç.

Kryeministri serb ka theksuar se pavarësinë  e Kosovës nuk e ka njohur i tërë  komuniteti ndërkombëtar dhe ka pesë vendet  të  BE-së, që ende nuk janë pranuar.

Kthehu mbrapa

Shto koment