Daçiq, kryenegociator i Beogradit në dialog me Prishtinën

13.10.2012 (komentet: 0)

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq do të jetë negociatori kryesor në emër të Serbisë gjatë bisedimeve me Prishtinën, shkruan gazeta beogradase Blic, duke iu referuar konfirmimit që ka marrë për këtë nga qarqet e afërta me kryeministrin serb dhe ato nga kabineti i shefes së diplomacisë së BE-së, Catherine Ashton, e cila do t’i ndërmjetësojë këto bisedime.

 

Në ekipin negociator serb do të jenë edhe disa nga ministrat resorët e të cilëve do të jenë drejtpërdrejt temë e bisedimeve.

Ministrja e Energjetikës, Zhvillimit dhe Mjedisit, Zorana Mihajlloviq ka zbuluar se edhe ajo do të jetë e përfshirë, meqë “çështja e energjetikës është një nga temat kryesore të dialogut”.

Burimet e Blicit brenda qarqeve diplomatike në Bruksel thonë se kabinetet e Ashton, Nikoliqit, Daçiqit dhe Hashim Thaçit janë në kontakte intensive dhe se janë duke u harmonizuar temat për të cilat do të bisedohet./Indeksonline/ 

Kthehu mbrapa

Shto koment