Daçiq: Kosova po rrëshqet drejt pavarësisë

13.11.2012 (komentet: 0)

Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se “Kosova po rrëshqet drejt pavarësisë, prandaj ne insistojmë që çështja e statusit të zgjidhet sa më parë, dhe marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit duhet ta zgjidhim me sa më pak dëme”.

 

Daçiq tha për Televizionin Publik të Serbisë se më e rëndësishme është që të mbrohen serbët në Kosovë, sepse sipas t ij, ata për disa vjet mund të zhduken nga ”krahina” duke shtuar se gjatë mandatit të qeverisë aktuale duhet patjetër të zgjidhet problemi i Kosovës.

Po ashtu Daçiq ka theksuar se Serbia mund të përjetojë fatin e Krajinës Serbe nëse tani nuk shfrytëzohet “moment i volitshëm” për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

“Ata tani në Kosovë janë të vetëdijshëm se atje janë në pozicionin ku ka qenë Millosheviqi, e kjo do të thotë - nuk jep asgjë, po do të japësh. Atë që ke kërkuar në Rambuje nga Serbia, ne tani e kërkojmë prej teje, jo ne por serbët në Kosovë”, ka thënë Daçiq dhe ka përsëritur se Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu kryeministri serb ka thënë që nëse Serbia nuk dëshiron luftë atëherë duhet të “zhvillojë një politikë reale”. /qik/

Kthehu mbrapa

Shto koment