Dacici kërcënon Amerikën

04.02.2012 (komentet: 0)

Amerika duhet të tregojë më shumë mirëkuptim dhe dashamirësi për pikëpamjet e Serbisë rreth Kosovës, sepse me politikën e saj aktuale mund ta largojnë Serbinë në anën tjetër, ka thënë zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Dacic.

"Amerika e ka një parim që merr parasysh situatën në terren, por nuk mundet përgjithmonë ta mbajë kokën në rërë duke pas parasysh vetëm gjendjen aktuale në terren. Situata në terren është e tillë që problemi nuk është zgjidhur dhe tash momenti kyç nëse administrata amerikane do që të ketë ndjesi për gjërat e drejta për të cilat flet pala serbe”, ka thënë Dacic në Washington.

"Paramendojeni situatën në Serbi në të cilën tashmë ka rënë mbështetja për BE-në nën 50 për qind, e shteti vendosë se nuk do që të futet në BE, por që të afrohet me Rusinë”, shton Dacic, duke pyetur se cili do të ishte interesi amerikan që Rusia në një moment vendosë të instalojë në Serbi mburoja të raketave.

"E pra, a ka Amerika interes të lartë apo të ulët dhe a është ky interesi më i lartë i Amerikës? Rreth këtyre gjërave askush nuk po mendon”. /Telegrafi/

Kthehu mbrapa

Shto koment