Dacic: Serbia po e humb sovranitetin dhe miqtë

18.02.2013 (komentet: 0)

Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic ka thënë se data për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk është arsyeja kryesore që Serbia po bisedon me Kosovën. “Për Serbinë është e rëndësishme që sa më parë të hyjë në BE, por kjo nuk është arsye kryesore pse po bisedojmë në Bruksel”, ka thënë Dacic për RTS.



Sipas tij, arsyeja se pse Serbia po bisedon është se ajo çdo ditë e më shumë po e humb sovranitetin dhe subjektivitetin, shtetësinë dhe miqtë, për shkak së shtete të ndryshme vazhdojnë ta njohin Kosovën.

“Të gjitha këto flasin se neve na duhet marrëveshje. Po të bisedonim kështu para 10 vitesh, sigurisht se do të arrinim rezultate më të mira. Sot, ne para se gjithash duhet të shohim se çfarë mund të shpëtojmë”, ka thënë Dacic.

Ai ka potencuar se në kuadër të bisedimeve me do të jetë edhe platforma e cila parasheh formimin e bashkësisë së komunave serbe dhe ka thënë se Serbia nuk do të pranojë heqjen e institucioneve paralele serbe në Kosovë, sepse ato nuk do të ketë kush t’i zëvendësojë.

"Sigurisht se nuk do t’i detyrojmë serbët të hyjnë në institucionet e Kosovës”, ka thënë Dacic.

Kthehu mbrapa

Shto koment