Daçiç: e kemi humbur Kosovën

13.01.2013 (komentet: 0)

Kryeministri serb, Ivica Daçiç tha se Serbia “praktikisht” e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën dhe se autonomia për serbët që jetojnë në Kosovë është më e shumta që Beogradi mund të shpresojë.

 

Kryeministri serb, Ivica Daçiç tha se Serbia “praktikisht” e ka humbur sovranitetin mbi Kosovën dhe se autonomia për serbët që jetojnë në Kosovë është më e shumta që Beogradi mund të shpresojë.

Daçiç tha se parlamenti serb nuk mund të bëjë asgjë më shumë për Kosovën. Daçiç tha para ligjvënësve serb se sovraniteti serb” në Kosovë është “jo-ekzistent”.

Qeveria e Daçiç e ka përjashtuar njohjen e pavarësisë së Kosovës, e cila është shpallur në shkurt të 2008-së, megjithatë ai ka sinjalizuar një qasje më pragmatike në raport me Kosovën

Kthehu mbrapa

Shto koment