Cooper javën e ardhshme në Prishtinë

21.01.2012 (komentet: 0)

Krerët e diplomacive të Bashkimit Evropian, të hënën do të shkëmbejnë pikëpamjet për dialogun Beograd-Prishtinë.

Kjo u bë e ditur nga një diplomat në një konferencë për gazetarë në Bruksel, duke shtuar se ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të BE-së do të përmbledhin shkurtimisht vërejtjet në lidhje me situatën në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në Kosovë e Serbi dhe dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

Burime të BE-së kanë konfirmuar se ndërmjetësi Robert Cooper javën e ardhshme do të jetë në Prishtinë dhe në Beograd, për të parë se çfarë përparimi mund të bëhet në lidhje me përfaqësimin rajonal të Kosovës dhe zbatimin e marrëveshjeve tjera, gjë që do ta ndihmonte Serbinë që Këshilli i ministrave të BE-së të rekomandoj për të statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, në fund të shkurtit, në prag të takimit të Këshillit të Ministrave, do të raportojë për atë se çfarë është bërë deri sot në këtë dialog.

Komiteti Ushtarak i NATO-s, të enjten bëri të qartë se NATO po ndihmon për të krijuar një hapësirë për gjetjen e një zgjidhje politike në veri të Kosovës, për të kapërcyer dallimet me popullatën shumicë nserbe në veri të Kosovës, dhe me rolin e qeverive në Prishtinë dhe në Beograd.

Kthehu mbrapa

Shto koment