Cooper e bëri përrallë qeverinë

12.03.2012 (komentet: 1)

Ndërmjetësi britanik në bisedimet Prishtinë-Beograd, Robert Cooper ka zhvlerësuar deklaratat e përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, se me Serbinë nuk ka pasur biseda politike dhe se çështja e veriut nuk do të vihet në tavolinë.

Ai dy ditë më parë ka deklaruar se me veriun e Kosovës do të merren shume shpejt, ndërsa bisedimet ndërmjet dy vendeve (Prishtinë dhe Beograd), pavarësisht se janë apostrofuar si teknike, ato kanë qenë shumë politike.

Kjo deklaratë e ndërmjetësit të BE-së ka ngjallur reagime gjithandej opinionit kosovar. Opozita dhe analistët thonë se me këtë deklaratë Cooper e ka diskredituar kryeministrin Hashim Thaçi, e bashkë me të edhe sintagmën kundër bisedimeve për komunat e veriut, shkruan “Zëri”.

Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë, Robert Cooper ka thënë se edhe pse janë cilësuar teknike, bisedimet e deritashme kanë qenë mjaft politike.

“A do jetë veriu temë e bisedimeve? Nuk e di. Mendoj se ky është një problem, me të cilin duhet të merremi shpejt. Gjithçka që kemi bërë ka qenë politike, por veriu është shumë më shumë temë politike. Nuk mund të imagjinoj që edhe me veriun të merremi në të njëjtën mënyrë sikurse me çështjet tjera”, thotë Cooper. 

Kthehu mbrapa

Shto koment

Koment nga Shpendi | 12.03.2012

Edhe shurdhmemecet e din kete pune. Edhe qeveritaret e dine kete pune tjeter pune ehste pse kinse nuk e dine. Por me e redesishmja eshte me qene aty, me qdo kusht