CNN: Besa shpëtoi hebrenjtë në Shqipëri

06.08.2012 (komentet: 0)

Rrallë ka qenë e pranishme Shqipëria kaq shumë në mediat e huaja për një çështje të veçantë siç është çështja e shpëtimit të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rrjeti CNN ka përgatitur një artikull me pyetjen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë gjatë Holokaustit.

Natyrshëm të lind pyetja se përse pikërisht tani po flitet kaq shumë për këtë gjë?

Sepse shumë producentë të njohur izraelitë po e trajtojnë masivisht këtë çështje. Kështu, një film dokumentar me titull “Besa: premtimi” po shfaqet anembanë Amerikës, por jo vetëm.

CNN thotë se kjo çështje nuk është trajtuar shumë për shkak se shqiptarët ranë nën regjimin komunist.

Rrjeti televiziv ka intervistuar një fotograf hebre, Norman Gershman, që ka kaluar një dekadë duke u marrë me këtë çështje.

Ai ka gërmuar për arsyen se pse shqiptarët i shpëtuan hebrenjtë. Vendi, shkruan CNN, për çudi, në fund të Luftës Botërore kishte më shumë hebrenj nga sa kishte në fillim (200).

Arsyeja qëndron tek besa.

Gershman thotë se shumë shqiptarë madje habiten se përse duhet t’i kushtohet shumë vëmendje kësaj çështje. Për ta është normale sakrifica për tjetrin kur japin besën.

“Gershman kujton një person, prindërit e të cilit ishin përfshirë në shpëtimin e hebrenjve. Ai i tha: E çfarë pastaj? Në Shqipëri gjithkush do e kishte bërë këtë gjë. Nuk kemi bërë ndonjë gjë speciale. Është besa transmeton portali OAL.

Koncepti nënkupton që një person vendos sigurinë e mikut mbi atë të tijën e familjes së tij. Një shqiptar i tha Gershman: Më mirë vras djalin se të thyej besën.

Gershman thotë: Gjithkush në nevojë, nëse të troket në derë, ti ke detyrimin absolut për ta shpëtuar, për tu kujdesur për të, nuk ka rëndësi nëse është mik apo armik”,” shkruan CNN. 

Kthehu mbrapa

Shto koment