Çlirohen edhe dy qytete irakiane

02.09.2014 (komentet: 0)

Zyrtarët irakianë njoftuan të hënën se se trupat qeveritare dhe ato kurde kanë çliruar edhe dy qytete që ishin okupuar nga luftëtarët e Shtetit Islamik IS.

Zyrtarët njoftuan se trupat qeveritar,e të mbështetura nga udhëheqësit shiitë dhe forcat kurde, kanë rikthyer qytetin verior Suleiman Bek. Forcat Kurde po ashtu thonë se kanë rimarrë kontrollin në qytetin Zumar, transmeton REL.

Këto përparime të forcave të Irakut dhe kurdëve erdhën pasi që ato u mbështetën nga sulmet ajrore të SHBA-ve, si rrjedhojë e të cilave më 31 gusht është rimarrë kontrolli edhe në Amirli.

Qyteti me shumicë turkmene, ku kryesisht jetojnë shiitë, ishte i rrethuar për rreth dy muaj nga grupet ekstremiste sunite.

IS dhe aleatët e tij kontrollojnë pjesët më të mëdha të Irakut verior dhe perëndimor, si dhe pjesën verilidore të Sirisë.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, e cila ka mbështetur qeverinë e saj për të dërguar armë në Irak,  ka thënë sot se IS është një kërcënim i madh për sigurinë e Gjermanisë dhe Evropës.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment