Clinton nuk do telefonatë me Daçiqin, dërgon emisarë në Beograd

03.07.2012 (komentet: 0)

Reeker arrin sot dhe ai takohet me mandatarin e qeverisë serbe Ivica Daçiq.

Beograd, 3 korrik - Këtë javë në Beograd shkojnë zyrtarë të lartë të Stejt departmentit, ndihmëssekretari amerikan i shtetit Philip Gordon dhe zëvendësi i tij Philp Reeker, njofton B92.





B92 njofton se gjatë javës së shkuar Daçiq ishte përpjekur të kontaktonte me telefon me sekretaren amerikane të shtetit Hillary Clinton por nuk ia kishte dalë. Nga Stejt  Departamenti i kishin thënë se së pari Daçiq duhet të takohet me zyrtarë që do të shkojnë në Beograd

SHBA nuk e shikojnë me sy të mirë propozimin që kryeministër të jetë Ivica Daçiq pas vizitës së tij në Rusi. Dyshim tjetër te SHBA te Daçiqi janë  edhe “mosmarrëveshjet” rreth deklaratave të Daçiqit për Vidovdanin për kthimin ushtrisë serbe në Kosovë e sidomos betimi i xhandarëve serbe në Kosovën.

/Kokajpress/

Kthehu mbrapa

Shto koment