Clinton bisedoi me Tadiqin për Kosovën

22.01.2012 (komentet: 0)

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, për siç raportohet nga mediat serbe, dialogun Kosovë-Serbi.

 

Biseda është zhvilluar në prag të vendimit për statusin e kandidaturës së Serbisë, i cili, gjatë marsit pritet të merret në Bruksel.

Clinton ka apeluar në Serbinë që të vazhdojë përpjekjet në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, raportojnë mediat e Serbisë.

Shefja e diplomacisë amerikane, gjithashtu ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të ndihmojë të dyja palët.

Edhe zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip Reeker, gjatë qëndrimit të tij në Beograd, ka thënë se SHBA-ja konsideron se, tash për tash, është shumë i rëndësishëm vazhdimi u dialogut në të cilin, palët do të duhej të tregonin fleksibilitet dhe kreativitet në funksion të normalitetit të marrëdhënieve të të dyja vendeve, njoftojnë emediat në Serbi.

Kthehu mbrapa

Shto koment