CILËT JANË 20 QYTETET MË TË SIGURTË NË BOTË?

28.01.2015 (komentet: 0)

Kryeqyteti i Japonisë është qyteti më i sigurt në botë, Singapori, i cili është i dyti në listë.

Kryeqyteti i Japonisë është qyteti më i sigurt në botë, tregon indeksi i besueshmërisë së sigurisë nga “The Economist Intelligence”.

The Economist’s Safe Index 2015 nuk ka matur vetëm nivelin e krimit nëpër qytete, por renditja është bërë bazuar në disa faktorë.Vdekshmëria digjitale: Masa e cilësisë së internetit, rastet e vjedhjes së identitetit dhe faktorë të tjerë, raporton Business Insider.Siguria e shëndetit: Jetëgjatësia e qytetarëve dhe numri i shtretërve spitalorë në raport me banorët e popullsisë.
Infrastruktura: Vlerësimi i cilësisë së rrugëve dhe numri i njerëzve që vdesin si rezultat i një fatkeqësie natyrore.

Siguria personale: Kjo kategori përfshin masat tradicionale të sigurisë, siç janë krimi, shkalla e gatishmërisë së policisë.

Pra, Tokyo bazuar në këto kritere është shpallur qyteti më i sigurt në botë, por kjo nuk do të thotë se është më i mirë në secilin nga segmentet e përmendura.
Singapori, i cili është i dyti në listë, është më i mirë kur është fjala për sigurinë personale dhe New York dhe Los Angeles në segmentin e ujit e sigurisë digjitale.
Cyrihu është i pakrahasueshëm kur është fjala për infrastrukturën shëndetësore dhe të sigurisë, ndërsa Toronto është qyteti më i mirë për të jetuar. Kur flasim për sigurinë e përgjithshme, bëhet fjalë për mjedisin, demokracinë, koston e jetesës.
Radhitja e qyteteve më të sigurta në botë:1. Tokio2. Singapor./.albinfo.ch/.

3. Osaka

4. Stockholm

5. Amsterdam

6. Sydney

7. Zurich

8. Toronto

9. Melbourne

10. New York

11. Hong Kong

12. San Francisco

13. Tajpei

14 Montreal

15. Barselona

16. Chikago

17. Los Angeles

18. London

19. Washington

20. Frankfurt 

Kthehu mbrapa

Shto koment