Cigler: Ushqim ka për 12 miliard njerz

02.10.2012 (komentet: 0)

Gjenevë – Sot ka ushqim të mjaftueshëm për 12 miliardë njerëz të planetit tonë, ndërsa se një pjesë e popullsisë është duke vdekur urie është rezultat i spekulimeve , thotë Jean Ziegler ish raportuesi i posaçëm i OKB për të drejtën në ushqim

 

alt

Siç raportojnë  mediat zvicerane, Ziegler në librin e tij  " Shkatërrimit në Masë Gjeopolitika e Urisë"

  të botuar kohëve  të  fundit  shkroi: "Më në fund mund t'iu them që është lym."

"Gjatë më është dashtë të  shuaj, sepse kam qenë në kontakt të përditshëm me organizatat e mëdha, Fondin Monetar Ndërkombëtar, Bankën Botërore dhe krerë të shumt  të shteteve" , tha sociologu zviceran.

Ish politikani dhe profesori  nga Gjenevë thotë se shpesh  e ka ndier  vetën si  një tradhtar, sikurse  kur ka dal  nga një  Toyotë e  bardhë lukusuze  duke u  takuar me bujqit  e uritur të Guatemalës, të cilët e kanë shikuar me plotë  shpresë.

"Kam kërkuar  prej tyre zbatimin e reformës agrare për të cilën me kohë e kam ditur se është e destinuar të dështojë, e cila doli të jetë e saktë  tre muaj më vonë", ka shkruar ish i dërguari i OKB-së për të drejtën e ushqimit i cili ishte në  këtë detyrë gjat periudhës   2000-2008.

Profesori, megjithatë, pohon se libri i tij  jep shpresë për të gjithë të uritur e planetit tonë, sepse " sot  është hera e parë në  historinë  e njerëzimit  e mundur  të ushqehet i  tërë njerëzimi".

"Fakti se  në çdo pesë sekonda vdes nga uria një fëmijë nën moshën 10 vjeçare  dhe se gati një miliard njerëz në fazat e fundit të kequshqyerjes, paraqet një masakër. Kjo është një lloj krimit i organizuar", ka komentuar Ziegler.

Ne nuk jemi përgjegjës për këtë situatë, sepse nuk jemi të vetëdijshëm, por  jemi  bashkëfajtorë, sepse tolerojmë që kompanitë multinacionale dhe spekulatorët çdo ditë vendosin  se kush do të hajë dhe jetojnë, dhe kush  të vdes  nga uria dhe kush të jetojë, paralajmëroi sociolog zvicerane i njohur për pikëpamjet e tij  altermondialiste.

Ziegler beson se iniciativat politike është më efektive se sa ajo individuale  e cila është e lidhur me donacionet apo vendim për të reduktuar futjen e ushqimit me prejardhje shtazore, edhe pse duhet të jemi  të vetëdijshëm për faktin se një e katërta e prodhimtarisë së  drithërave  e prodhuar konsumohet  në ushqimin e  kafshëve  e cila është e  destinuara për konsum njerëzor.

"Në nivelin politik, atë që mundemi  ta  bëjmë është, për shembull, të përjashtojmë joprodhuesit dhe  shfrytëzuesit indirekt me prodhime ushqimore nga berza e  aksioneve ", propozoi ai Ziegler.

Sociologu zviceran vlerësoi  se as  investitorët kinezë nuk do të bëjë ndonjë ndryshim në kontinentin afrikan, ku nuk investohet  në sektorin e bujqësisë në mënyrë të drejtë, sepse bujqit  pavarësisht nga puna e madhe që ata bëjnë  nuk mund të prodhojnë mjaft për shkak të mungesës së sistemeve të ujitjes dhe shpërndarjen së  pabarabartë të fushave pjellore.

"Pekin mbështet diktaturën në Sudan e cila bënë  një luftë të  tmerrshme kundër popullit të vet", tha Ziegler, transmetojnë agjensitë informative botrore.

/Kokajnet/

Kthehu mbrapa

Shto koment