Çdo i 13-i zviceran, jeton në varfëri

31.03.2012 (komentet: 0)

Çdo i gjashti pensionist hyn në kategorinë e të varfërve. Ndërsa në mesin e pensionistëve të vetmuar, është i varfër çdo i katërti

 

7.8 për qind e popullatës zvicerane në vitin 2010 jetonte me të ardhura familjare nën “kufirin absolut të varfërisë”. Kjo do të thotë që rreth 586000 persona nuk kanë në dispozicion para të mjaftueshme për ushqim dhe për pjesëmarrje në jetën shoqërore. Kështu shkruan në publikimin e tij më të ri “Varfëria në Zvicër” Enti Federal për Statistikë (BFS).

Enti në fjalë sqaron se përmirësimi i shënuar shpjegohet me zhvillimet pozitive në tregun e punës.

Në mesin e pensionistëve, ose personave mbi moshën 65 vjeçare shkalla e varfërisë është më alarmante. Çdo i gjashti pensionist hyn në kategorinë e të varfërve. Ndërsa në mesin e pensionistëve që jetojnë të vetmuar, është i varfër çdo i katërti.

Ndërkaq, familjet e çifteve me një ose më shumë fëmijë janë mbi mesataren, që dmth nuk hyjnë në kategorinë e të varfërve. ( albinfo.ch )

Kthehu mbrapa

Shto koment