Çanak: Beogradi po krijon front autonomist në Vojvodinë

15.08.2012 (komentet: 0)

Kryetari i Ligës së Socialdemokratëve të Vojvodinës (LSV), Nenad Çanak, ka thënë se në Vojvodinë po krijohet një front autonomist, për shkak të arrogancës së udhëhqjes së Serbisë.

 

“Në Vojvodinë po krijohet vetvetiu një front autonimist, pas eskalimit të arrogancës së struykturave politike të Beogradit ndaj Vojvodinës”, ka thënë Çanak për agjencinë beogradase “Beta”.

Çanak ka thënë se në këtë front po përfshihen jo vetëm anëtarët e partive politike, por edhe intelektualët, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe të organizatave profesionale. 

"Krijimi i frontit aunonomist, në fund të fundit, nuk është vetëm çështje e partive politike, por, para së gjithash, çështje e kualitetit jetësor të njerëzve që jetojnë në Vojvodinë” ka thënë Çanak.

Ai ka shpjeguar se ky front po krijohet pas injorimit brutal të specifikave të Vojvodinës nga ana e udhëheqjes së Serbisë.

Çanak ka thënë se tregimet për “separatizmin vojvodinas” që trumbetohen nga Beogradi janë gënjeshtra të pashembullta, të cilat kanë për qëllim vazhdimin e “eksploatimit të pamëshirshëm” të Vojvodinës.

Krijimi i të ashtuquajturit “front vojvodinas, ishte paralajmëruar me hë herët nga nënkryetari i Kuvendit të Vojvodinës nha radhët e Partisë Liberal-demokratike, Milivoj Vrebalov.

 

Kthehu mbrapa

Shto koment