Cameron: Do ta mbrojë vendin tim nga planet e kancelares Merkel

09.06.2012 (komentet: 0)

Cameron hodhi poshtë propozimin e Merkel që “BE-ja duhet të ketë një identitet nacional”, duke shtuar se anëtareve të eurozonës nuk do t’iu lejohet të punojnë kundër interesave të Britanisë së Madhe, transmeton gazeta Bussiness day.

cameron merkel08 300x174 Cameron:Do ta mbrojë vendin tim nga planet e kancelares Merkel

Kryeministrin britanik David Cameron premtoi se do të mbrojë vendin e tij nga planet e kancelares gjermane, Angela Merkel, për sistemin e përbashkët bankar dhe politik të vendeve të BE-së, duke quajtur planin si absurditet.

Cameron hodhi poshtë propozimin e Merkel që “BE-ja duhet të ketë një identitet nacional”, duke shtuar se anëtareve të eurozonës nuk do t’iu lejohet të punojnë kundër interesave të Britanisë së Madhe, transmeton gazeta Bussiness day.

Si kompensim për ndihmën e madhe financiare gjermane vendeve më të dobëta në jug të Evropës, Gjermania dëshiron të fuqizojë unionin fiskal dhe politik, që do t’i siguronte Belrinit një ndikim më të madh.

Sipas ekspertëve struktura e tashme e eurozonës nuk është e qëndrueshme, pasi që 17 vende kanë një valutë të përbashkët dhe norma të interesit të njëjta, por megjithëkëtë qeveritë e këtyre shteteve mbajnë vet kontrollin mbi politikën buxhetore.

Për këtë arsye, liderët evropianë, duke përfshirë edhe kancelarin Merkel, pajtohen pëçr domosdonë e nevojës së krijimit të unionit fiskal, ku qeveritë do të kishin politika të përbashkëta të shpenzimit dhe përgjegjësi për hyrje borxh.

Kthehu mbrapa

Shto koment