Busti i Skënderbeut edhe në Londër

30.11.2012 (komentet: 0)

Veprimtaritë dhe festimet e komunitetit shqiptar, me rastin e 100-vjetorit, kulmuan me vendosjen në Londër të bustit të Heroit Kombëtar, Skënderbeut, në një nga parqet e lagjes Bajsvater.

 

Rreth 1000 shqiptarë ishin të pranishëm në këtë moment historik, ku në zemër të kryeqytetit britanik tanimë do të jetë edhe busti i simbolit të kombit dhe i një nga mbrojtësve të paepur të civilizmit botëror, transmeton RTK.

Vendosja e këtij busti është fryt i një pune intensive disa mujore e Ambasadës Shqiptare në Londër, Këshillit të lagjes, që mbulon qendrën e Londrës, e ndihmuar intensivisht nga miku i dëshmuar i Shqipërisë, David Lloyd

Kthehu mbrapa

Shto koment