Bullgaria po aq banorë sa në vitin 1945

09.11.2012 (komentet: 0)

Numri i banorëve në Bullgari gjatë 10 viteve të fundit ka rënë për 582.000, tregojnë rezultatet e regjistrimit të popullsisë të kryera vitin e kaluar në atë vend. Bullgaria, anëtarët e re e BE-së, tani ka 7.351.633 banorë , dhe ka humbur 1,5 milionë banorë nga viti 1985, që tregon një rekord jo vetëm për BE, por edhe për standardet botërore.

 

 

Bullgaria, e cila në 1985 ka pasur rreth nëntë milionë banorë, tani ka pothuajse numër të njëjtë sikurse në vitin 1945, pra  pas Luftës së Dytë Botërore, shkruajnë  mediat bullgare.

Rezultatet e regjistrimit të cilat janë shpallur më 5 prill  të vitit të kaluar është vërtetuar se popullsia bullgare tregonë një shkallë të plakjes së  shpejtë, mandej  zvogëlim i numrit të të rinjve, fshatrat janë duke u zhdukur ndërsa  popullsia në qytete po rritet.

Në 10 vitet e fundit,  më së shumti është rritur popullsia e moshës  mbi 65 vjet. Në Bullgari në vitin 2001,16.8% e popullsisë ishte më e vjetër se 65 vjet, ndërsa regjistrimi i fundit tregon  normë të rritjes në 18.9%, ose 1.389.059 njerëz.

Në të njëjtën kohë, numri i fëmijëve është zvogëluar, e që është një shenjë e qartë se më pak njerëz të aftë  pune do të duhet të mbajnë barrën e mbajtjes së njerzve të moshuar.

Sipas regjistrimit të popullsisë, fëmijët nën 18 vjeç përbëjnë 16% të popullsisë, ose 1.172.208. Kjo tregon një ulje të numrit të të rinjëve të moshës më të re  se 18 vjet, të cilët në vitin 2001, kanë përbërë 19,4% të popullsisë, është publikuar në faqen e internetit të lajmeve të agjencisë Novinite.com të Sofjes.

Në Bullgari jetojnë  4.789.967 njerëz të moshës 18-64, ose 65.2%, ndërsa në vitin 2001, ata përbënin 63,9% të popullsisë së përgjithshme.

Sipas të dhënave të  Institutit Kombëtar të Statistikave, i cili kreu regjistrimin e popullsisë  në Bullgari, arsyeja kryesore për rënien e popullsisë nuk është emigrimi nga vendi, por fakti se lindshmëria është më e ulët se shkalla  e vdekshmërisë.

Sipas të dhënave zyrtare për  emigrim, Bullgarinë  në 10 vitet e fundit e kan lëshuar  193.000 njerëz. Këta emigrantë zyrtarisht e kanë ndryshuar vendbanimin e tyre. Megjithatë, shumica e bullgarëve jetojnë dhe punojnë jashtë vendit, por mbajnë adresën e tyre  të përhershme në Bullgari.

Sipas regjistrimit, në Bullgaria jetojnë  3.770.897 femra ose 51% e popullsisë së përgjithshme, dhe meshkuj 3.580.337 ose 49%. Raporti i femrave dhe meshkujve nuk ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme në 10 vitet e fundit. Tani vijn 1000 meshkuj në  1053 femra, ndërsa ky raport në vitin  2.001 ka qenë 1000 me  1052.

Në qytete, jetojnë 73% e bullgarëve, dhe qyteti më i populluar është Sofja. Në hapsirën e gjerë të Sofjes jetojnë 1.359.520 njerëz,  për 185.532 njerëz më shumë se 10 vjet më parë. Në zonën e brendshme të kryeqytetit bullgar  jetojnë 1.298.932 banorë . Mandej vjen Plovdivi me 498.424 banorë, pasuar nga Varna dhe Burgasi me 387.753 dhe 306.244 banorë.

Është vërtetuar  se në 186 fshatra askush nuk jeton.

Numri i familjeve është 2.826.740, që do të thotë se familja mesatare përbëhet nga 2.6 anëtarë. Në Bullgari ka 3.900.000 ndërtesa banimi dhe shtëpi dhe mesatarisht në një njisi banimi jetojnë  1.9 përsona.

Instituti Kombëtar i Statistikave ka vlerësuar se fushata regjistrimi të popullsisë në internet ka qenë shumë e suksesshme. Qytetarët bullgarë kan mund të zgjedhin se a  do të marrin pjesë në regjistrim nëpërmjet internetit apo duke i vizituar regjistruesit . Rreth  3.100.000 njerëz zgjodhën të marrin pjesë në regjistrimin online-nëpërmjet internetit.

Sipas statistikave të BE-së, Bullgaria ka rritjen më të lartë negative, ose -0,79% në vit. Ndër shtetet anëtare të BE-së me një rritje të popullsisë negative janë Estonia (-0,63%), Letonia (-0,61%), Lituania (-0,27%). Hungaria (-0,25%), Rumania (0.14%), Sllovenia (-0,11%), Republika Çeke (-0,09%), Gjermania (-0.05%), Polonia dhe Italia (-0 , 04%). Vendet e tjera të BE kanë rritje pozitive.

Në botë, Zimbabvea mund të krahasohet me Bullgarinë për zvoglimin e  numrit të popullsisë. Ky vend afrikan ka shkallën më të lartë në botë të vdekjeve për shkak të HIV dhe me  dekada të tëra është duke luftuar me problemet politike, ekonomike dhe sociale.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment