Bruksel, vetëvritet në aeroport ambasadori i Serbisë pranë NATO-s

05.12.2012 (komentet: 0)

Ambasadori i Serbisë pranë NATO-s Branisllav Milinkovic është vetëvrarë.

“Ambasadori i Serbisë në NATO, Branisllav Milinkovic”, ka vdekur tragjikisht, ka njoftuar ministria e jashtme e Serbisë. 

Mediat serbe raportojnë se ai ka kryer vetëvrasje në aeroportin kryesor ndërkombëtar në Bruksel, duke kërcyer nga parkingu, para syve të ndihmës ministrit të punëve të jashtme të Serbisë, Zoran Vujic, i cili udhëheq sektorin për politikën e sigurisë. 

Raportohet se i ndjeri Milinkovic ishte diplomat i respektuar dhe jurist. 
Milinkovic njihej si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë pranë NATO-s. Ai ishtë emëruar në këtë post në muajin gusht të vitit 2009. 

Kthehu mbrapa

Shto koment