Presidentja e Kosovës , Atifete Jahjaga, dhe presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikolliq, janë ftuar për takim në Bruksel javën e ardhshme, është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, nga zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton.
Zëdhënësja Maja Kocijançiq, i ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë, se për të dy presidentët është dërguar ftesa për takim.
“Catherine Ashton i ka thirrur për në Bruksel, presidentin Tomisllav Nikolliq dhe presidenten Atifete Jahjaga, për takime më 6 shkurt”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, në njoftim theksohet se “takimet mbahen në kontekst të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet dy palëve”.
Tashmë, në dialogun e nivelit të lartë politik Kosovë – Serbi, janë mbajtur disa takime ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq
Shto koment