Boshnjakët do heqin prapa shtesat "vić" i "ić" nga mbiemrat e tyre

14.05.2014 (komentet: 0)

Presidenti i Këshillit Kombëtar Boshnjak , Esad Xhuxheviq tha se mbiemrave të boshnjakëve me dhunë iu është shtuar prapa shtesat "vić" i "ić" në njëqind vitet e fundit.

 

 Foto: Tanjug, arhiva

 

 

Presidenti i Këshillit Kombëtar Boshnjak ( KKB ) në mandatin teknik Esad Xhuxheviq njoftoi se boshnjakët nga mbiemrat e tyre do ti largojnë prapa shtesat "vić" i "ić" të  tw cilat iu kanë imponuar .

Xhuxheviq për revistën Revija Sandzak tha mbiemrave boshnjak me dhunë iu janë shtuar shtesat gjatë njëqind viteve të fundit, nga viti 1912 , gjegjësisht nga koha kur Sanxhaku është okupuar nga Serbia.

Ai vuri në dukje se ky është një projekt afatgjatë nacional me rëndësi të madhe për Sanxhakun.

Xhuxheviq deklaroi me rastin e kremtimit të 11 majit, në Ditën e  flamurit kombëtarë boshnjak, në Tribunën e mbajtur me titullin “ Sistemi i vlerave tek Boshnjakët – përvojat e mëparshme në arsimin në gjuhën boshnjake në Sanxhak”  .

Me këtë rast , siç është thënë , duke përmbledhur të gjitha ngjarjet të cilat kanë shënuar këtë festë dhe se është në fazën e fundit përpilimi i  programi të plotë të Këshillit Kombëtar Boshnjak për periudhën 2014-2020 .

Esad Xhuxheviq  theksoi se viti 2014  është vit zgjedhor në të cilin do të mbahen  zgjedhjet për  përbërjen  e katërt të Këshillit Kombëtar Boshnjak , dhe se pavarësisht se kush do të udhëheqë të ardhmen këtë Këshill, do ta kenë  një program të plotë të përgatitur, i cili do të lehtësojë zbatimin e qëllimit themelor fisnik të boshnjakëve në vitin 2018 në mënyrë të barabartë dhe së bashku me të tjerët në këtë shtet të bëhen anëtar të Bashkimit Evropian , si një populli i lashtë evropian .

Përndryshe , boshnjakët në Serbi kanë dy Këshilla Kombëtar - një të kryesuar nga Xhuxheviq, i cili  është një partiak , dhe i cili ekziston  dy dekada dhe  tjetri të cilin e udhëheqë Samir Tandir , që është  nën ndikimin e  Myftiut të Sanxhakut  Muamer Zukorliç.

Ismet Azizi/kokaj.net

Kthehu mbrapa

Shto koment