Bora ka pushtuar pjesën jugore të Egjiptin dhe sipas meteorologëve një eveniment i rrallë ky që nuk ndodhte që në vitin 1950. Ndërsa burime të tjerë thonë që në Egjipt nuk bie dëborë që prej 1901-it.
“Në 54 vjetët e mi, unë nuk mbaj mend një pamje si kjo”, ka thënë kryebashkiaku i Jerusalemit, Nir Barkat. Në fakt kishte 100 vjet që nuk kishte rënë një borë e tillë
Autoritetet izraelite thonë se së paku 50 centimetra borë kanë rënë qysh të enjten.
Sipas parashikimeve, reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së sotme.
Shkollat janë të mbyllura për të dytën ditë me radhë dhe banorët janë këshilluar të qëndrojnë në shtëpi.
Qytetet palestineze të Ramallahut dhe Betlehemit janë mbuluar po ashtu nga bora.
Egjipti shtrihet në brezin subtropikal. Klima karakterizohet me vera të nxehta dhe të thata dhe dimra të ngrohtë. Periudha e ngrohtë zgjat nga maji deri në shtator dhe ajo e ftohtë nga nëntori deri në mars. Temperatura më e lartë në të dy periudhat kushtëzohen nga erërat veriore. Në zonat bregdetare temperaturat mesatare shkojnë nga ato maksimale 37 – gradë celsius – në ato minimale 14 gradë celsius. Ndryshime të mëdha të temperatura janë të zakonshme në shkretëtirat nga ato maksimale ditore 46 gradë Celsius në ato minimale 6 gradë Celsius gjatë natës. Gjatë dimrit temperatura gjatë natës bien në 0 º. Zonat me lagështi të lartë janë të vendosura përgjatë bregdetit të Mesdheut, dhe të reshurat mesatarearrijnë 200 mm -në vit, ndërsa të reshurat mesatare në Kajro arrijnë vetëm 26 – mm në vit, ndërsda në zonat shkretëtinore shiut bie vetëm një herë në disa vjet. Sasia e reshjeve zvogëlohet duke shkuar në drejtim të jugut, ndërkohë që rritet temperatura.
Kamsa (stuhi e thatë dhe e nxehtë e shkretëtirës) paraqitet në prill dhe maj, dhe arrin shpejtësinë deri në 150 km /h.
Shto koment