Biserko: Serbia të pranoj realitetin në Kosovë

14.11.2012 (komentet: 0)

Kryetarja e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut Sonja Biserko ka akuzuar koalicionin e ri qeverisës të Serbisë se po zbaton politikën e hakmarrjes dhe po pamundson ballafaqimin me të kaluarën e afërt , në të vërtetë me krimet e kryera në emër të popullit serb në ish-Jugosllavi.

 

 

Biserko:  koalicion i ri po zbaton  politikë revanshiste

 

"Në skenë është   amnezia  e organizuar dhe falsifikimi i fakteve historike për të kaluarën e afërt," tha Biserko në tryezën  e rrumbullakët me temën "Ku është drejtësisë tranzicionale sot në Serbi " në Qendrën Mediale në Beograd, transmeton Vestionline.

Biserko theksoi se për shkak të sistemit të dobët arsimor në Serbi, të rinjtë nuk dinë pothuajse asgjë në lidhje me luftërat në ish-Jugosllavi gjatë viteve të nëntëdhjeta dhe tani kemi një situatë ku pikëpamjet e tyre janë shumë konservative dhe negative ndaj pjesëtarëve të kombeve të tjera, veçanërisht  ndaj kroatëve , boshnjakëve  dhe shqiptarëve.

Biserko tha se Serbia  "ende është  duke luftuar me demonët e së kaluarës" dhe në skenën politike  po  kthehen aktorët  politikë të  kohës  së luftës.

"Serbia ende refuzon ta pranojë realitetin e ri në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë", tha Biserko dhe potencoi  se vështirë po përparohet  dhe me ballafaqimin e përgjegjësisë së vet për luftërat në ish-Jugosllavi.

Ajo përmendi se 30.000 njerëz janë ende të zhdukur dhe Serbia nënqmon  punën e Tribunalit të Hagës. 

Autor i librit " Keqpëdorimi I institucioneve" Dushan Bogdanoviq theksoi se në këtë  librër janë parqitur biografitë profesionale  të 1407 njerëz të cilët luajtën një rol të rëndësishëm gjatë regjimit të Sllobodan Millosheviqit. Ai njoftoi se së shpejti do të nisë portal interneti "Dosjetë publike", në të cilën do të publikohen të dhënat në këtij libri.

Drejtoresha ekzekutive  e Këshillit të  Helsinkit për të  Drejtat e Njeriut  Kisic Isabella tha se pas zgjedhjeve të majit dhe fitorja e Tomislav Nikoliqit  në garën për president do  të jetë edhe më e vështirë për nismat rajonale të paqes për të inkurajuar kontaktet e  politikanëve  në rajon për pajtim. Ajo shtoi se është skeptike  për mundësinë e takimit  të Nokoliqit me presidentin kroat Ivo Josipoviq.

/Ismet Azizi/

Kthehu mbrapa

Shto koment