Biserko: Platforma e Serbisë - humbje kohe

23.12.2012 (komentet: 0)

Prishtina dhe Beogradi i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Pritet që Beogradi të lëvizë përpara dhe do të jetë e rëndësishme të shihet...

artikuj

  

“Beogradi nuk mund të presë më shumë se ajo që parashihet me Planin Ahtisaari që është maksimumi që mund të arrihet në rrethanat ekzistuese. Është çështje tjetër se kur Beogradi do të pajtohet me realitetin në Kosovë” , tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kryetarja e Komitetit të Helsinkit në Serbi, Sonja Biserko.

“Mendoj se kjo platformë është mjaft dekurajuese duke e ditur se çfarë pritet nga Serbia në drejtim të kandidaturës (për anëtarësim në BE). Platforma përbën një lloj regresi, sepse ajo e trajton Kosovën thuajse s’ka ndodhur asgjë në ndërkohë-nuk njihet pavarësia e Kosovës e nuk flitet për një lloj përmirësimi për jetën e serbëve në veri. Ka një konsensus për këtë në mes të presidentit dhe kryeministrit, Ivica Daçiq, por ky i fundit tha se nuk bëhet fjalë për vetëqeverisje dhe se gjatë dialogut me Prishtinën do të shqyrtoheshin aspekte të tjera”, ka thënë Biserko.

Biserko nuk mendon se publikimi i platformës do të ndikoj në vazhdimin e dialogut. “

Prishtina dhe Beogradi i kanë bërë të qarta qëndrimet e tyre. Pritet që Beogradi të lëvizë përpara dhe do të jetë e rëndësishme të shihet se si Ivica Daçiq do ta trajtojë këtë platformë dhe se si do t’i qaset Prishtinës gjatë javëve të ardhshme” thotë ajo.

Kthehu mbrapa

Shto koment