Bisedimet e fshehta të Thaçit me Tadiqin, me këshilltarë sekret

30.04.2012 (komentet: 0)

Bashkëpunim në prapaskenë në mes të Hashim Thaçit dhe Boris Tadiqit

Hashim Thaçin dhe Boris Tadiqit i bashkon këshilltari ndërkombëtar, George Birnbaun, që bën ndërlidhjen dhe komunikimin e fshehtë në mes të Thaçit dhe Tadiqit. Vite më parë, derisa ishte gjallë presidenti historik dr. Ibrahim Rugova (LDK), Hashim Thaçi dhe partia e tij PDK e kishin akuzuar për “tradhti” dhe afri me Serbët. Në fakt, në periudhën e pasluftës gjatë mandatit të tij, dr. Ibrahim Rugova jo vetëm se nuk kishte afri me Serbët, por s’kishte pranuar që të vizitoj asnjë familje serbe dhe t’u dhuronte traktor. Pas kaq vite, pas vdekjes së dr. Ibrahim Rugovës, Hashim Thaçi ka ndërruar mendje, po bashkëpunon dhe po i sinkronizon veprimet me Boris Tadiqin, po komunikojnë fshehurazi, dhe po bëjnë plane për “pazarllëqe” të paparashikueshme në kurriz të veriut të Kosovës.

Kthehu mbrapa

Shto koment