‘Bild’ uron shqip Kosovën

10.09.2012 (komentet: 0)

Berlin, 10 shtator - Gazeta gjermane Bild e cila ka tirazhin më të madh të shitjes në Gjermani, mbi 6 milionë ekzemplarë ka uruar sot në ballinën e saj ambasadorin e Kosovës në Berlin, Skënder Xhakaliu dhe me këtë popullin e Kosovës për fundin e mbikëqyrjes së pavarësisë, raporton Rtk. Në rubrikën e përditshme fituesi(Gewinner) dhe humbësi (Verlierer), në faqen e parë, gazeta shpall fituesin e ditës (Gewinner) Kosovën dhe uron në gjuhën shqipe me fjalën “Urime” ambasadorin e Kosovës në Berlin, zotin Xhaklaiu për fundin e mbikëqyrjes së Pavarësisë.

 



Në tekstin e gazetës Bild thuhet: “Një ditë e lumtur për ambasadorin kosovar në Berlin Skënder Xhakaliu(44). Pas pesë vitesh mbikëqyrje ndërkombëtare, Republika e Kosovës fiton sot sovranitetin e plotë. Me këtë sot Xhakaliu bëhet përfaqësues i një shteti plotësisht të pavarur. Me këtë rast Bild thotë: URIME!” (fjala urime është shkruar në shqip).

Kthehu mbrapa

Shto koment