Betimi çetnik i presidentit serb Nikoliq (video)

23.05.2012 (komentet: 0)

Presidenti i ri i Serbisë, Tomislav Nikoliq, është betuar si vojvodë çetnik në kohën e luftës në vitin 1993. Nikoliç atëherë ishte betuar se do të luftoj për një Serbi të madhe, pastaj Vojislav Seselj në Romani në Bosnje e shpalli për vojvodë të çetnikëve

 

 

Qysh para nëntëmbëdhjetë viteve , Tomislav Nikoliq, (Video)  Presidenti i posazgjedhur, është betuar  se me të gjitha forcat e tij do të luftoj  për ripërtrirjen  e një shteti të bashkuar  të Serbisë në Ballkan, i  cili do të përfshijë "të gjitha tokat serbe".

Nikoliç ishte në mesin e 18 komandantëve të rinj i cili kishte dhënë betimin para udhëheqësit të tyre Vojislav Seselj në vitin 1993. Ceremonia u organizua, dhe ku tjetër përveq se  në  Bosnje dhe Hercegovinë në  Romani, në vendin  madhështur të çetnikëve.

Por , rrallëkush atëherë kishte menduar se Nikoliqi do të ndahet nga Shesheli . Pas ndarjes së tyre Nikoliqi kishte formuar partinë e tij, por kurr nuk u tërhoq nga qëllimi që një ditë të bëhet kryetar. Poashtu Nikoliq kurr nuk hoqi dorë edhe nga betimi i tij si udhëheqës çetnik.

Kthehu mbrapa

Shto koment