Beogradi: myftiu Zukorliq ngrit njësitin e tij ushtarak në zemër të Rashkës

05.09.2014 (komentet: 0)

Mediat serbe tmerrojnë lexuesit me raportimet e tyre nga Sanxhaku: “Uniformat e gjelbërta kan parakaluar nëpër qytet dhe kanë nderua kriminelin ( duke aluduar në Aqif Blytën)” - raporton Blic.

 

Ismet Azizi

Liderët fetar marshuan nëpër qytetin e Pazarit të Ri të përcjellur nga 100 nxënës të shkollave të mesme të cilët ishin veshur me uniforma të gjelbërta me stemën e Sanxhakut në kraharor  dhe me fesa (qeleshe) të kuq në kokë. Blic fajëson myftiun e Sanxhakut Muamer Zukorliq për irredentizëm. Më tutje,Blic vlerëson se Zukorliq është“i njohur për deklaratat ndezëse dhe separatiste dhe se nuk ndalet së provokuari dhe së ndjellurit frikë”.

Gjatë një marshimi në lagjen Haxhet në Pazar të Ri, ku 70 vjet më parë janë ekzekutuar viktimat e komunizmit, Zukorliq me veti mori më tepër se 100 përkrahës të tij të veshur me uniforma të gjelbërta me stemën e Sanxhakut dhe me fesa të kuqe në kokë. Blic shkruan se kjo njësi, kryesisht e kanë përbërë nxënësit e shkollave të mesme,të cilat kontrollohen tërësisht ngaZukorliqi.

Kjo gazetë por edhe mediet tjera serbe, vlerësojnë se Zukorliqi ka provokuar rëndë serbët. Fakti që në mesin e viktimave, ku ndodhet edhe kreu politik dhe ushtarak i kësaj periudhe përfshirë Aqif  Effendi Blytën, mjafton që historianët serbë të konsiderojnë se ai se Blyta është përgjegjës për krimet e kryera kundër serbëve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

 

Gazeta “Kurir” e akuzon myftiun për rekrutim të të rinjve në njësitin etij ushtarak, të cilin e quan “ Hanxhar divizija”. Këto akuze shtrihen edhe në formën kinse Zukorliq  bënë rekrutimin e të rinjve për luftën në Siri.

 

Zoran Dragishiq, profesor i fakulteti të sigurisë, për gazetën në fjalë, ka thënë se kjo çështje duhet të trajtohet nga shërbimet e sigurisë, të cilat duhet të përcaktojnë nëse kemi të bëjmë me ndonjë tubim militant apo me një tubim të thjeshtë për ti nderuar Boshnjakët e ekzekutuar.

“Duke përdorur “armët e vjetra”– sensacionalizimin e tij, Zukorliq, këtë herë me mbështetjen e Partisë së Aksiont Demokratik (SDA), përsëri tërheqë  vëmendjen për vete duke abuzuar, para se gjithash, me fëmijët, nxënësit e medresesë por edhe me momente tragjike dhe neuralgjike të historisë së re të boshnjakëve. Çdo qytetar i ndershëm i Sanxhakut mund të jetë i brengosur me pamjen e nxënësve të uniformuar të cilët janë abuzuar për qëllime politike” - thotë zëdhënësi  i Partisë së Rasim Lajiqit, Muamer Baçevac, siq transmeton Blic.

 

“Zukorliq me këtë veprim thellon konfliktet dhe krijon  ndarje të reja”, tha Dushan Spasojeviq, ish ambasador i Serbisë në Turqi.

-Spasojeviq ka deklaruar se ky është një lloj i manipulimit me  ndjenjat dhe  kthim  në të kaluarën për të tërhequr vëmendjen e mediave dhe vëmendje të tjera në favor të tij. Me këtë veprim Zukorliq thellon ndarjet ekzistuese dhe krijon ndarje të reja.

 

Zukorliq nuk ka dashur të deklarohet në lidhje me “njësitin” në fjalë. Në Bashkësinë Kulturore Boshnjake, e cila është bashkë-organizatore, deklaruan se pjesëmarrësit janë veshur me kostume normale, jo me uniforma ushtarake.

 

“Është zgjedhur ngjyra e gjelbër për shkak se ajo është ngjyra e myslimanëve dhe fesi (qeleshja) është veshur, sepse ajo është pjesë e kostumeve tona. Janë bartur flamujt e bashkësisë islame, sepse simbolizojnë Sanxhakun dhe besimin tonë” - thotë Admir Muratoviq, presidenti iBKB.

Manifestimi i sotshëm,si duket, i ka zbutur raportet në mes Uglaninit dhe Zukorliqit.

 

Nga partia e Ugljaninit PAD (SDA), e cila mori pjesë në manifestim, u tha se me pjesëmarrjen e tyre në manifestim, ata treguan respektin për viktimat e krimit komunist./kokaj.net/

Kthehu mbrapa

Shto koment