Beogradi “i shqetësuar” me kaosin në Prishtinë

27.01.2015 (komentet: 0)

Mediet serbe i kanë përcjellë me shumë vëmendje ngjarjet e sotme në Prishtinë, derisa ishin të fokusuar në faktin se qeveria serbe bëri presion që Trepça të mos shpallet ndërmarrje publike, raporton KTV.

Me titull; “Kaos në Prishtinë. Liderët e UÇK-së në protestë për marrjen e Trepçës, dhjetëra të lënduar”, gazeta Blic shkroi se protestës së sotme i priu lëvizja Vetëvendosje.

Në anën tjetër B92 ishte më e matur në titull, duke përshkruar kaosin në Prishtinë, por duke u thirrur në raportimet e medieve vendëse.

RTS ndërkaq e ka përcjellë direkt situatën në Prishtinë, duke përditësuar të dhënat.

Gazeta Politika, duke përcjellë vazhdimisht ndodhitë në ballinë megjithatë gjatë tërë ditës ka mbajtur lajmin se sot bëhet një vit që nga arrestimi i Oliver Ivanoviqit. Lajmin për trazirat në Kosovë, pos agjencisë së lajmeve Reuters, që vlerësoi se kjo ishte protesta më e ashpër që nga përfundimi i luftës, i raportoi edhe agjencia e lajmeve Russia Today, e afërt me pushtetin e Putinit.

Kthehu mbrapa

Shto koment