BE të enjten pezullon përkohësisht regjimin pa viza për vendet e Ballkanit Perëndimor ?

08.01.2013 (komentet: 0)

Mediat evropiane shkruajnë se Komiteti për drejtësi dhe çështje civile, të enjten do të votojë mbi futjen në fuqi të mekanizmit të vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Nëse miratohet ky propozim për mekanizmin e vizave, do të merren masa të përkohëshme për heqjen e regjimit të lirë pa viza për Ballkanin Perëndimor.

- Kemi ndëgjuar shumë kritika nga vendet evropiane, veçanërisht në pesë ose gjashtë muajt e fundit, se regjimi pa viza për qytetarët e Ballkanit Perëndimore është duke u abuzuar rëndë nga këto të fundit, deklaroi raportuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, duke shtuar se shifrat janë shqetësuese. Fajon informoi se rastet e azilkërkuesve të rremë janë rritur më shumë se 60% në raport me vitin e kaluar. Vendimi i Brukselit do të përfshijë për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë, Bosnje-Hercegovinës dhe Shqipërisë.

Kthehu mbrapa

Shto koment