BE: Negociatat pas formimit të qeverisë së re serbe

02.04.2012 (komentet: 0)

Maja Kociançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jastme dhe Siguri të BE-së, ka shprehur pritjet që negociatat e Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojnë menjeherë pas formimit të qeverisë së re të Serbisë.

 

"Eshtë ambicie që menjeherë pas zgjedhjeve të vazhdojnë negociatat për çështjet të cilat janë në rend dite", ka thënë Kociançiç në Bruksel në bisedë me gazetarët nga Serbia.

Ajo ka rikujtuar se temat e para do të jenë telekomunikacioni dhe energjetika, zgjidhjae të cilave Komisioni Evropian i ka shtruar si kusht për përcaktimin e datës së fillimit të negociatave ndërmjet Serbisë dhe BE-së.

"Puna në nivelin teknik ndërkohë po vazhdon. Ne ndjekim me kujdes zbatimin e marrëveshjeve të arritura gjer më tani", ka thënë Maja Kociançiç./qik/infosot/

Kthehu mbrapa

Shto koment