BE ndryshon hartën në website: Serbia pa Kosovën

05.03.2012 (komentet: 0)

Kosova është hequr përfundimisht nga harta e Serbisë në faqen zyrtare të Bashkimit Europian. Në faqen www.europa.eu, websajti zyrtar i BE-së, në faqen e shteteve anëtare të unionit dhe atyre që aspirojnë, në fund qëndron Serbia dhe nëse klikoni aty, shfaqen të dhënat e këtij vendi si dhe harta e tij, ku tashmë Kosova shfaqet shtet më vete.

Deri pak kohë më parë, Kosova ishte e përfshirë në hartën e Serbisë edhe në faqen zyrtare të BE-së, ndërsa tashmë paraqitet si shtet më vetë megjithëse BE nuk ka hapur ende një link të posaçëm për Republikën e Kosovës. 

Ky ndryshim është bërë së fundi, pas marrëveshjes së arritur midis Prishtinës dhe Beogradit, me anë të së cilës Kosova do të përfaqësohet me fusnotë, por tërësisht më vete në forumet rajonale dhe të njohura nga BE. 

Kthehu mbrapa

Shto koment